Gjykata e Britanisë së Madhe ka dënuar me 12 vite burg një shqiptar, pasi u arrestua me 9.5 kilogram drogë nga Policia e Londrës.
I dënuari është Suad Sufaj 26 vjeç nga qyteti i Shkodrës, i cili u kap me 9.5 kilogram kokainë të pastër, dhe sipas autoriteteve nëse kjo drogë do të shitej në treg do kapte vlerën e 1 milionë sterlinave.
Sipas mediave britanike i riu pas kryerjes së dënimit do të dëbohet nga Anglia.