Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kreun e shtetit Ilir Meta në Presidencë.
Presidenti Meta në një postim në Facebook jep detaje mbi takimin i cili zgjati për më shumë se një orë.
Meta shkruan se në fokus të diskutimit ishte forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Postimi i presidentit Meta:
Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara.
Interes i ndërsjelltë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.