Sjellja brutale ndaj banorëve të Bregut të Lumit/ Meta: Të hetohen urgjent veprimet e Policisë së Shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sjellja brutale ndaj banorëve të Bregut të Lumit/ Meta: Të hetohen urgjent veprimet e Policisë së Shtetit

16:33 | 09/04/2019
në Shqiperi
0

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjet e banorëve të Bregut të Lumit me punonjësit e policisë gjatë dy ditëve të fundit.

Presidenti Meta shprehet shumë i shqetësuar në lidhje me sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë përtej çdo lloj logjike njerëzore, si dhe për përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa në mënyrën brutale dhe aspak profesionale.

Presidenti i bën thirrje Avokatit të Popullit të hetojë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Prokurorisë dhe Organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut të hetojnë dhe të reagojnë për këtë rast.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Reagimi i Plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta e ka ndjekur me shumë shqetësim situatën konfliktuale të dy ditëve të fundit të krijuar në Tiranë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve publike për prishjen e banesave, me qëllim realizimin e projektit të zgjatimit të Bulevardit të Ri, në zonën e quajtur “Bregu i Lumit”.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Presidenti Meta shprehet shumë i shqetësuar mbi sjelljen e autoriteteve publike për të ndërhyrë përtej çdo lloj logjike njerëzore, si dhe për përdorimin e forcave të Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në banesa në mënyrën brutale dhe aspak profesionale.

Përzgjedhja e kohës së ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, duket një logjikë jo shtetërore, por tinzare dhe nuk reflekton asnjë mbështetje ligjore.

Presidenti vlerëson se përdorimi i gazit lotsjellës duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë e tyre është një akt i papranueshëm.

Presidenti i Republikës, i bën thirrje autoriteteve publike, Bashkisë Tiranë, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Brendshme, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, IKMT, IMT të Bashkisë  Tiranë, që :

Të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,  që gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe duhen domosdoshmërisht të mbrohen;

Të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për shpronësimin për interes publik, të të gjithë personave që preken nga ky projekt, si të atyre që gëzojnë një çertifikatë pronësie, por edhe të atyre që nuk kanë mundur të ligjërojnë dot banesat e ndërtuara edhe pse janë aty prej mëse 20-vitesh;

Presidenti i Republikës, vlerëson se realizimi i këtij projekti urban të rëndësishëm për qytetin e Tiranës, nuk duhet të pengohet dhe as të vonohet, por vënia në zbatim e tij, nuk duhet të shkatërrojë të ardhmen dhe jetën e shtresave më të pamundura të shoqërisë;

Institucionet publike duhet të angazhohen për ta zgjidhur ligjërisht problemin dhe nëse një akt nënligjor që rregullon gjëndjen nuk ekziston, ai mund të krijohet dhe të vihet në zbatim. Kjo është detyra primare e qeverisë, që brenda parashikimeve të ligjit dhe në respektim të parimeve, të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese, duhet të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe për interesin publik në tërësi;

Qeveria dhe Bashkia Tiranë duhet të tregojnë vullnet për zgjidhjen e këtij konflikti. Banorët kanë kërkuar dëmshpërblim për shtëpitë e tyre dhe nga konflikti që ka lindur rezulton se kërkesat e tyre nuk janë trajtuar në themel as nga Bashkia Tiranë dhe as nga Qeveria.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre pasi janë aty prej mëse 20 vitesh dhe shteti edhe pse e njeh gjëndjen prej vitesh, nuk mundet t’i trajtojë ata si zaptues, pasi çdokush meriton të drejtën për të patur një strehë dhe për të rritur fëmijët e tij si gjithë të tjerët.

Qeveria në raste të ngjashme dhe identike me këtë rast, kur ka patur vullnet, ka mbajtur qëndrime pozitive përgjatë viteve 2011, 2012, 2015 në zbatimin e disa projekteve të infrastrukturës rrugore, të tilla si zgjatimi i Bulevardit Zogu I (pjesa parë), pjesa tjetër e Unazës së Madhe (segmenti Pallati me Shigjeta-Kopshti Zoologjik), si dhe Unaza hyrëse e qytetit të Vlorës. Në mungesë të kuadrit ligjor për rregullimin e çështjeve të shpronësimit të objekteve të palegalizuara që prekeshin, qeveria ka ndërhyrë duke nxjerrë akte nënligjore dhe duke i trajtuar me respekt e humanizëm banorët që janë dëmtuar nga realizimi i këtyre projekteve respektivisht: me VKM nr.563/2011, VKM nr.560/2012, VKM nr. 133/2015. Trajtimi i ndryshëm që i bëhet banorëve sot, tregon shenja të dukshme diskriminimi dhe njëanshmërie, që duket se kanë prodhuar këtë konfikt brutal të shtetit me qytetarët e tij.

 

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, është një, pavarësisht se kush është forca politike që drejton dhe ajo duhet t’i trajtojë qytetarët në mënyrë të barabartë. Qeveria duhet të garantojë qytetarët e prekur nga realizimi i projekteve publike, të kenë mundësi të rifillojnë jetën e tyre me sa më pak dhimbje dhe kosto, që vijnë për shkak të humbjes së banesës së tyre.

Për këto arsye, Presidenti i Republikës, i kërkon:

Avokatit të Popullit, të hetojë urgjentisht të gjitha veprimet e Policisë së Shtetit;

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të hetojë veprimet e institucioneve shtetërore në trajtimin e rastit në fjalë;

Organit të Prokurorisë, të nisë menjëherë verifikimet përkatëse për të analizuar në detaj të gjitha veprimet arbitrare të organeve publike dhe Policisë së Shtetit, si edhe të dërgojë përpara drejtësisë të gjithë personat përgjegjës ;

Organizatave për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të hetojnë dhe të reagojnë për çdo akt dhune të panevojshëm që Policia e Shtetit dhe institucionet shtetërore kanë ushtruar sot ndaj qytetarëve të pambrojtur.

 

Etiketa: Banoret e Bregut te lumithetimeIlir MetaPresidenti i Shqiperiseprotesta

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Takimi me Palmer/ Basha: Angazhim i përbashkët për demokracinë dhe Shqipërinë në BE

Takimi me Palmer/ Basha: Angazhim i përbashkët për demokracinë dhe Shqipërinë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com