Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar rezultatet e një sondazhi, sipas të cilit 63% e shqiptarëve nuk besojnë te procesi i Vettingut.
Në një konferencë për shtyp, Vasili ka argumentuar këtë shifër, duke thënë se shkak është vetëm Edi Rama, i cili me paratë e krimit ka kapur sistemin e drejtësisë.
“63% e qytetarëve nuk kanë besim në mënyrën se si po bëhet ky Vetting. Pyestjes nëse Vettingu do e bëj më të mirë sistemin 63% e qytetarëve përgjigjen “jo”. Mbi 99% e tyre mezi e prisnin, dëgjuan pafund deklarata se Vettingu ishte shpëtim i këtij sistemi. Kapën Vettingun. DASH vë në dukje Edi Rama po forcon pushtetin e tij, duke minuar institucionet e pavarura, duke mbushur gjyqësorin me besnik nën maskën e reformave. Reformën e drejtësisë e ktheu në maskë dhe e “kapi” me paratë e krimit. Reforma që u investua kaq shumë nga politika dhe ndërkombëtarë. Nga entuziastët që këmbëngulin për një sukses të kësaj reforme, nuk mund të fshihen pas gishtit. Shkaku është kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Koha për ndryshim është sot. Duhet çuar drejtësia në vend dhe para drejtësisë ata persona të korruptuar”, u shpreh Vasili.