Deputeti milioner, Alket Hyseni, apartamente, toka dhe llogari bankare. Si i bëri paret? (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti milioner, Alket Hyseni, apartamente, toka dhe llogari bankare. Si i bëri paret? (film)

15:45 | 22/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Në vitin 2000, Alket Hyseni, në atë kohë 24 vjeç, u bë punonjës i doganës së Kakavijës dhe në vitin 2003, ai kishte një të katërtën e një toke bujqësore prej 6 mijë metrash, të cilën familja e kishte përfituar nga ligji 7501. Bashkë me familjarët ndante edhe një automjet që kushtonte 190 mijë lekë.

Ndërsa nga dy vite në emigracion kishte një depozitë bankare prej 10 mijë dollarësh. Këto janë të dhënat që tregonte ish-doganieri, i cili në një vit kishte një pagë bruto prej 579 mijë lekësh në vit. Në vitin 2004 doganierit, i shtohen edhe të ardhurat prej 910 mijë lekë të ardhura nga një shtypshkronjë, ndërsa në vitin 2005 kur ikën nga puna në doganë, tregonte se nuk kishte shtuar asnjë qindarkë në pasurinë e tij. I diplomuar për “Juridik” në Tiranë në vitin 1999, Alket Hyseni i ka dhënë mundësi vetes që të ndjekë studimet në universitetin Leibniz në Santa Fe të Shteteve të Bashkuara për gjashtë vite nga 2001 deri në 2006.

Pas largimit nga shërbimi në doganë, Alket Hyseni nisi punën lektor në disa universitetet, por drejtonte edhe zyrën ligjore, “Hyseni & Associates” deri në vitin 2014 kur rikthehet punës në administratën shtetërore.

Read more

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Në atë kohë, Hyseni emërohet kryetar i Task Forcë për pronat e paluajtshme shtetërore, e cila zgjati plot një vit. Në 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të pastrimit të parave ku qëndron deri sa në mars të vitit 2017 Kryeministri e merr si ndihmësin e tij.

Në zgjedhjet e 2017, Alket Hyseni u bë deputet i qarkut të Vlorës, duke mbuluar Sarandën. Pas 11 vitesh pa deklarime, Alket Hyseni tregon që është bërë shumë i pasur me 5 apartamente me një sipërfaqe totale prej 750 metra katrore ka 5 garazhe dhe një ndërtesë me sipërfaqe 285 metra, por edhe llogaritë e tij në euro dhe lekë janë plot.

Alket Hyseni deklaronte se kishte në bankë 115 mijë euro, ndërsa 67 mijë i kishte dhënë borxh. 4.3 milionë lekë, ndërsa 21.5 milionë të tjera i kishte dhënë hua dhe kishte borxhe prej 10 milionë lekë, ndërsa të ardhurat shkonin në 4 milionë lekë në vit.

Deri në maj të vitit 2017, Alket Hyseni deklaronte edhe 20 mijë euro shtesë nga shitja e një apartamenti, si dhe pagat. Të gjitha këto janë shifra të deklaruara nga vetë deputeti socialist për periudhën kur ai ende nuk kishte marrë mandatin.

Në total, llogaritë e tij bankare dhe apartamentet kanë një vlerë prej një milionë euro, ndërsa 4900 metra katrore toke bujqësore fituar me ligjin 7501 i ka kontraktuar me kompani ndërtimi. Në deklarimet e tij të pasurisë, megjithatë nuk shfaqet transaksioni për 11 mijë metra toke në Dhërmi, të blerë prej tij e të shitur brenda pak muajsh tek i ati pensionist.

/top-channel.tv/

Etiketa: Alket Hyseniapartamentedeputetidhermikakavijellogari bankaremilionerparetToka

Të Lidhura

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Para
5 ditë zhdukjeje, Rama: Nuk jam budalla të regjistrohem në spital me mbiemrin tim (Film)

5 ditë zhdukjeje, Rama: Nuk jam budalla të regjistrohem në spital me mbiemrin tim (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com