Asgjë e re nga referendumi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgjë e re nga referendumi

01:20 | 10/04/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Socialistët shqiptarë u detyruan të bëjnë sot një gjimnastikë zgjedhore brenda partisë, në përpjekje për të mbyllur plagët e një debati, të cilin e mbylli ligjërisht Kongresi i tyre. Ata iu drejtuan kutive të votimit për të shprehur dakordësinë e tyre për diçka që kishte ndodhur. Rezultati ishte i pritshëm, ashtu si dhe pjesmarrja, kështu që këtu nuk ka asgjë për të komentuar dhe as për t’u reklamuar si sukses.

Por referendum, edhe pse duket si një përpjekje për t’i mbyllur gojën pretendimeve të Blushit, në të vërtetë është një kompleks faji që vet Rama ka ndaj neglizhencës së tij për të bërë zgjedhjet në kohën e duhur dhe për të bërë ndryshimet në statut në kohën e duhur.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Tani që ky proces u mbyll, është mirë të mos kujtohet si një fitore historike, por si një kapak që mbulon një zhvillim anormal në Partinë Socialiste.

Thelbi i arsyes përse u mbajt ky referendum, është t’i jepej fuqi prapavepruese një ndryshimi ligjor, që u bë në këtë Kongres lidhur me procedurën e rizgjedhjes së kryetarit të partisë, në kohën kur partia është në pushtet. Parimi është korrekt, dhe mund të funksiononte duke u bërë ndryshimet në kohën e duhur, ose duke u bërë për herë të fundit zgjedhje me statutin e vjetër. Referendumi në fakt ishte një votëbesim socialistësh për t’i dhënë fuqi prapavepruese statutit të ri të PS, rezultat për të cilin askush nuk kishte dyshim.

Por, Kongresi i fundit i Partisë Socialiste provoi nga ana tjetër, se statuti nuk është një institucion që respektohet në atë parti. Mënyra se si ata vendosën ta mbyllin defektin e krijuar brenda partisë, është populist dhe autoritar njëkohësisht.

Edi Rama, i cili ka bezdi të lexojë statutin e partisë së tij dhe ta respektojë atë qoftë dhe formalisht, në të vërtetë nuk ka problem legjitimitetin nga vota e socialistëve, pasi socialistët e duan dhe e kanë zgjedhur si kryetar. Ai ka problem në raport me rregullat e përbashkëta, për të cilën socialistët bien dakord të drejtojnë partinë. Dhe në këtë pikë, referendumi u hodh poshtë nga Edi Rama qysh ditën e Kongresit, me rastin Kokëdhima.

Në arsyetimin që socialistët, sidomos ata që janë pranë Ramës, bënin se përse nuk u mblodh Kryesia e PS dhe përse nuk u diktuan mbajtja  e Kongresit në kohë apo rizgjedhja e Ramës, ata përmendin faktin se shumë anëtarë të Kryesisë së PS, ishin bërë si të tillë për shkak të mandatit të deputetit, që i bënte automatikisht anëtarë të Asmblesë së PS, dhe kur ata ikën nga deputetë se u bënë ministra, u ikën dhe funksionet e tyre politike, rrjedhimisht dhe votat në Kryesi. Kjo krijoi një shumicë të diskutueshme në Kryesi, pro apo kundër vendimeve të Ramës për ta shtyrë Kongresin dhe rrjedhimisht Kryesia nuk u mblodh, Asambleja nuk u mblodh dhe Kongresi u shty deri më 2016.

Tani të gjitha këto defekte që vinin jo prej mungesës së legjitimitetit të Ramës, po prej bezdisë që ai ka për rregullat e përbashkëta, prodhuan këtë situatë qesharake, kur pyetet anëtarësia të legjitimojë një deformim statuti. Dhe do ishte gjysma e së keqes sikur kjo punë të mbyllej këtu.

Por ditën e fundit të Kongresit, Edi Rama diktoi zgjedhjen e Koço Kokëdhimës si anëtar në Asamble, me propozim nga delegatët e Vlorës dhe jo për shkak të mandatit të tij si deputet, siç e ka statuti i PS. Kjo, me arsyetimin se pas pak javësh, Kokëdhima mund të mos jetë më deputet, e kështu nuk do të jetë as anëtar Asmableje dhe ndoshta anëtar Kryesie.

Pra, për të mbrojtur Ramën, mbështetësit e Ramës justifikuan shtyrjen e Kongresit, se Rama nuk e mblidhte dot Kryesinë, pasi i kishin ikur mandatet e mbështetësve të tij, se u bënë ministra, kurse për të mbrojtur Kokëdhimën, të njëjtët mbështetës pranuan që të rishkelej statuti i sapomiratuar dhe Kokëdhima të futej anëtar Asambleje, jo për shkak të funksionit si deputet, por si i propozuar nga populli. Atëhere kur e bëri këtë shkelje taze të statutit për Kokëdhimën, më mirë ta kishte bërë më parë për vete, t’i quante anëtarë Kryesie ministrat besnikë, si Ditmirin, Arbenin, Ilirin, e këdo tjetër dhe të mos e bënte gjithë këtë rrëmujë kot. Pasi sot kemi një arsye përse Rama e shtyu Kongresin, që lidhet me mandatet e anëtarëve të Kryesisë që vijnë si deputetë dhe një arsye përse Rama e shkeli me këmbë Kongresin, duke bërë Kokëdhimën delegat, jo për shkak të mandatit të tij si deputet. Kjo tregon se sa energji e harxhuar kot është ky referendum, pasi në fakt niset të rregullojë atë që ka prishue Rama para dy vjetësh dhe lë zbuluar ata që ka bërë Rama para dy javësh. Ndaj e vetmja vlerë e tij është të vlejë si gjimastikë zgjedhore. Se nuk i dihet çfarë sjell behari.

/gazetatema.net/

Etiketa: Asamblejaedi ramaKoco KokedhimaKryesia e PS-sëPartia Socialistereferendumirregullatstatuti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Arbitër! Arbitër! Të përshëndesim motrën! FOTO LSA / Gentian Mustafa

Arbitër! Arbitër! Të përshëndesim motrën! FOTO LSA / Gentian Mustafa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com