Si i humbi Rama 18428 anëtarë të PS-së! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i humbi Rama 18428 anëtarë të PS-së!

23:05 | 09/04/2016
në Shqiperi
0
Kryeministri Edi Rama, ne perfundim te punimeve te Kongresit te Partise Socialiste, PS ne Pallatin e Kongreseve, ku rreth 1500 delegate do te zgjedhin 175 anetaret e rinj te Asamblese Kombetare.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, after the Congress of Socialist Party, PS, at the Congress Palace.

Nga Luljeta Progni

Socialistët u ftuan të shtunën nga kryetari Edi Rama t’i drejtohen kutive të votimit për t’iu përgjigjur pyetjes: Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i  saj është zgjedhur kryeministër, a konsiderohet automatikisht i  rinovuar mandati i  kryetarit?

Ka pak gjasa që shumica e anëtarëve të PS-së, kryesisht ata të moshuarit ta kuptojnë këtë pyetje. Aq më pak dobinë e këtij referendumi. Kjo pyetje, është një kapriço e Ramës një nevojë e tij për t’i mbyllur gojën rivalit Ben Blushi.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Është shfaqje e arrogancës së tij ndaj gjithkujt  që guxon t’i dalë kundër, pra një demaskim me votë me rezultatin lapidar të historisë së kësaj partie, 99 për qind.

Se rezultati dihet paraprakisht, “të paktën 99për qind e socialistëve do të votojnë pro rikonfirmimit të Ramës kryetar”.

Rama ka thirrur sot në votime 81.572 socialistë. Deputetja Blerina Gjylameti e konfirmoi këtë shifër të anëtarësisë. Edhe Taulant Balla e ka deklaruar në këtë shifër anëtarësinë e Partisë Socialiste.

Por një vit më parë, Rama na dha një tjetër shifër. Në korrik të vitit 2015, në një takim me të rinjtë e PS në Jalë, Rama shpalli objektivin e tij për rritjen e anëtarësisë. Ai tha në atë takim se objektivi është që nga 100 mijë anëtarë të PS-së deri në atë moment, anëtarësia e PS-së do të shkojë në 150 mijë, në vitin 2017.

Nëse e besojmë Ramën e korrikut 2015, sot pas gati një viti, duket se objektivi i kryeministrit nuk ka avancuar, madje është rrudhur. PS ka humbur rreth 20 mijë anëtarë, saktësisht 18428 anëtarë, pra ka humbur vota brenda rradhëve të saj, sa për një mandat deputeti.

Shifra zyrtare e deklaruar nga deputetja e kësaj partie Blerina Gjylameti, është 81.572 anëtarë të PS-së.

VOTIMET PER DELEGATET E PS - Anetare te Partise Socialiste, duke votuar ne njesine numer 2 per zgjedhjet e delegateve te Partise Socialiste te Kongresit te 19 marsit nga qarku i Tiranes. /r/n/r/nVOTING FOR DELEGATES OF PS - Members of the Socialist Party, voting for the election of delegates to the Congress of the Socialist Party of 19 March of the Tirana district.

“Të 81.572 anëtarët do të votojnë në 383 qendra votimi. Për të qenë në përgjigje të problematikave që kanë zona të caktuara, apo njësi administrative të caktuara ku numri i anëtarësisë është më i madh, kemi ngritur edhe 15 qendra të tjera votimi”, tha Blerina Gjylameti dy ditë më parë.

Është fakt se kemi të bëjmë me një manipulim të paktën të deklarimit të shifrës së anëtarësisë. Ose Rama ka mashtruar, kur tha një vit më parë se PS kishte 100 mijë anëtarë, ose sot Rama e ka ulur shifrën e anëtarësisë me qëllim për të justifikuar një bojkot të mundshëm të një numri jo të vogël socialistësh, ndaj referendumit të tij.

Ka ndodhur rreth dhjetë vite më parë në zgjedhjet e majit të vitit 2007. Në atë kohë Rama u zgjodh kryetar i  PS-së me 97 për qind të votave, por në votime morën pjesë jo më shumë se 47 për qind e anëtarësisë së PS-së.

Kundërshtarët e Ramës në PS denoncuan manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve duke paraqitur shifra konkrete për pjesëmarrje më pak se 50 për qind në votime. Duke denoncuar këtë skandal, dha dorëheqje në mes të procesit të numërimit të votave, kryetarja e atëhershme e Komisionit të Zgjedhjeve të PS-së, Zamira Caka. Ajo e mori këtë vendim, pasi kishte kundërshti për disa procedura, që cënonin legjitimitetin e procesit zgjedhor në PS.

Ishte fjala pikërisht për numrin e anëtarësisë që mori pjesë në zgjedhje më 12 maj.

Edi Rama e zëvëndësoi shpejt e shpejt Cakën me zëvëndëskryetarin Bledar Doracaj, i cili e mbylli procesin zgjedhor. Rama u shpall kryetar i  PS-së sipas parimit “një anëtar, një vote” me 97 për qind të votave.

Por, shifrat reale të votimit nuk u morën vesh kurrë. Në situatë të ngjashme Rama i fton sot socialistët të votojnë duke e cilësuar referendumin e  tij si një kontribut për demokracinë: “Nesër, një ditë e shënuar për PS-në që pyet anëtarësinë me referendum. Pjesëmarrja e çdo anëtari kontribut për forcimin e demokracisë në PS.”

VELIAJ VOTON PER DELEGATET E PS - Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke votuar ne njesine numer 2 per zgjedhjet e delegateve te Partise Socialiste te Kongresit te 19 marsit nga qarku i Tiranes./r/n/r/nVELIAJ VOTING - Mayor of Tirana, Erion Veliaj, voting for the election of delegates to the Congress of the Socialist Party of 19 March of the Tirana district.

Shumica e socialistëve ka gjasa të mos e kuptojnë fare këtë pyetje dhe aq më pak rolin në nivelin e demokracisë në PS.

Etiketa: anëtarë të PSBledar Doracajedi ramamandati i kryetaritPSReferendumsocialistëtZamira Caka

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Majlinda Bregu: Me Kolin PD-ja do të ishte ndryshe

Majlinda Bregu: Me Kolin PD-ja do të ishte ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com