Ndërsa opozita po shkon drejt një akti ekstrem, mendohet që një mënyrë për të shfryrë krizën është arrestimi i dy zyrtarëve të përgjuar në dosjen 339.
Me këtë rast, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se do të bëhen këto ditë arrestime. Natyrisht, emrat nuk bëhen publike, por një pjesë e dosjes 339 është bërë e njohur falë BIRN dhe “Zërit të Amerikës”.