Një 25-vjeçar shqiptar nga Delvina është vrarë më thikë në Gjermani nga një shtetas afrikan.
Vrasja ka ndodhur para pak ditësh. 25-vjeçari shqiptar i vrarë është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani.
I riu nga Delvina ka qenë së bashku me kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Kushëriri i Myftarait mësohet se është qëlluar 6 herë me thikë, por është jashtë rrezikut për jetën ndërsa i riu që meti viktimë u qëllua vetëm një herë.