Mafia shqiptare terrorizon Europën, por dhe i jep Europës atë që kërkon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mafia shqiptare terrorizon Europën, por dhe i jep Europës atë që kërkon

15:18 | 25/01/2019
në Shqiperi
0

Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën. Dëshmi të anëtarëve të mafias shqiptare e mafias italiane.

“Klandestini”, është titulli i ciklit të ri dokumentar që ka nisur të transmetohet në kanalin televiziv italian Nove, i realizuar nga gazetari spanjoll Davide Beriarin, një prej emrave më të njohur të gazetarisë investigative botërore.

Reporteri spanjoll hedh dritë mbi disa nga realitetet më të rrezikshme botërore si krimi i organizuar, prodhimi e tregtimi i drogës e trafiku ilegal i armëve.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në emisionin e parë të këtij dokumentari, gazetari spanjoll solli për telespektatorët biznesin fitimprurës e marramendës të trafiqeve ilegale të mafias shqiptare drejt Italisë e Europës.

Një udhëtim i dokumentuar i trafikut të kokainës, marijuanës, heroinës, armësh, pasaporta falso, bomba artizanale, lidhjet me mafian napoletane Camorra, të përcjella përmes dëshmive  eskluzive të anëtarëve të mafias shqiptare e të mafias italiane.

Davide Beriarin e nis udhëtimin e tij në brigjet italiane, aty ku pothuajse cdo ditë mbërrijnë përmes detit kokainë, heroinë, mariajunë, armë.

Është një bashkëbisedim këmbëkryq me një bos shqiptar, i cili me fytyrë të mbuluar rrëfen organizimin e aktivitetit të mafias shqiptare.

Grupe krimianle të organizuar në bazë familjesh, lidhje gjaku e fisnore që respektojnë kodin e Kanunit. Nuk ka një kupolë drejtuese, çdo grup ka kreun e tij.

Rrëfimi spostohet në Shqipëri mes maleve e vendeve të fshehta ku kultivohet marijuana e ku merren në dorëzim sasitë e kokainës e heroinës.

Heroina e transportuar nga Turqia që hyn në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, kokaina që udhëton nga Amerika Latine, Roterdami e deri në Shqipëri.

Gjithçka e ka zanafillën në Shqipëri, aty mbërrijnë porositë e drogës, kokainë, marijuanë, armë etj për llogari të mafias italiane. Një anëtar i një prej familjeve mafioze të Camorras ndodhet prej kohësh në Shqipëri.

Në emrin e sajuar Simone e me fytyrë të fshehur ai drejton gazearin italian në një prej rrugëve ku do të dorëzohet sasia e heroinës së kërkuar. 50-80 kg heroinë në javë, dhjetra kilogramë kokainë, qindra kilogramë marijuanë.

Fitimet janë të paimagjinueshme. Për klientët e besuar dhurohet  për çdo ngarkesë droge një kallashnikov që në Shqipëri blihet për 300 euro, ndërsa në Itali mbi 1500 euro.

“Mu desh kohë, rrëfen Simone, të fitoj besimin e shqiptarëve. Po gabove vetëm një herë ata të vrasin. Nuk duhet të gabosh kurrë se e paguan me jetën.”

Por Simone rrëfen dhe një tjetër realitet shqiptar. Shëiptarët paguajnë 5 mijë euro për të pasur një pasaportë europiane për t’u larguar nga ky vend. Një biznes i majmë dhe ky me një fitim prej 600 mijë euro në vit.

Fitime marramendase për trafikantët shqiptarë por që trefishohen pasi malli mbërrin në duart e mafias italiane. Mes trafikantëve shqiptarë është dhe një grua.

Quhet Denis e është një prej organizueseve të trafikut të marijaunë me skafe drejt Italisë. Ka vite që është pjesë e mafias shqiptare e rrëfen për krime makabre ndaj kujtdo që ka provuar të luaj në mënyrë të pisët me mafian shqiptar.

“Tre persona u therën copë-copë e u groposën se tradhëtuan”, thotë ajo, “e nëse je pjesë e mafias shqiptare nuk del më kurrë.”

Edhe pse shteti shqiptar ka intensifikuar luftën kundër drogës për të zhdukuar plantacione me kanabis, shqiptarët vazhdojnë ta mbjellin në zonat më të thella e vazhdojnë të korruptojnë policinë për 300 euro sa është dhe rroga e tyre mujore.

“Jemi në një Europë me qeveritarë që i kërkojnë Shqipërisë të frenojë kultivimin e trafikun e lëndëve narkotike por që ka miliona qytetarë që kërkojnë gjthnjë e më shumë drogë. E deri sa të ketë kërkesë për drogë, mafia shqiptare e klanet e saj të shumta janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e tyre.

Pas dekadash komunizmi, mafia shqiptare ka kuptuar mirë ligjin e kërkesës dhe ofertës e kanë gjetur në ilegalitet mënyrën për të kafshuar një fetë të mirë të kapitalit të pasur të Europës. E në këtë kërkesë për para, mafia shqiptare thellon degët e saj me anë të dhunës e frikës.

Mafia shqiptare terrorizon Europën, por që dhe i jep Europës atë që kërkon, drogën”, e mbyll dokumentarin e tij gazetari investigativ spanjoll Davide Beriarin.

http://www.oranews.tv/article/klandestini-ne-zemer-te-mafias-shqiptare

Etiketa: Davide BeriarindokumentardrogëItaliklandestiniNoveShqiperi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Gjendet i vdekur në hotel 32-vjeçari, dyshimet e para të policisë

Gjendet i vdekur në hotel 32-vjeçari, dyshimet e para të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –

10:31 | 20/12/2025
Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

09:45 | 20/12/2025
1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

09:29 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –
  • Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –
  • 1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –
  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i Ri Penal synon siguri juridike dhe zhvillim ekonomik –
  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com