Falë “suksesit” të reformës në shëndetësi, spitali i Kurbinit, u kthye në një Qendër Shëndetësore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falë “suksesit” të reformës në shëndetësi, spitali i Kurbinit, u kthye në një Qendër Shëndetësore

14:09 | 22/01/2019
në Shqiperi
0

Nga Elton Laska

Çdo ditë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, trumbeton me të madhe në ERTV 1. ERTV 2, ERTV 3, ERTV 4, si sukses, lyerjen e fasadave dhe koncensionet, që rrënojnë ekonominë e familjeve shqiptare, por nuk flet asnjë fjalë për spitalet e rretheve, që po boshatisen, si nga mjekët, ashtu edhe nga pacientët.
Zonja Manastirliu! Kurbini është vetëm 40 km larg Tiranës, nëse ende s’të ka rënë rruga për të bërë tenderin e lyerjes së spitalit për të ardhur dhe për ta inaguruar live ne facebook, instagram dhe ERTV bojatisjen e mureve, por iu vë në dijeni se këtu nuk ka asnjë mjek specialist.

Spitali i Kurbinit, që supozohet t’iu shërbejë 80 mijë banorëve, falë punës tuaj të përkryer, është kthyer në një ambulancë, ku vetëm bëhet serum, matje tensioni dhe ndonjë gjilpërë.
Në Kurbin, nuk ka asnjë mjek gjinekolog, ndaj edhe për një lindje, familjet kurbinase detyrohen të marrin rrugën drejt Lezhës ose Tiranës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Zonja Manastirliu! E kuptoni se për çfarë po flas: për mungesën e një gjinekologu, nuk po flas për kardiolog, kirurg apo mjekë të specialiteteve të tjera, pasi do ishte luks për ne banorët e këtij rrethi, kur e dimë se falë zotësisë tuaj, mjekët e specialiteteve po braktisin spitalet e Tiranës, për të mos folur për rritjen e pagës që ju premtua mjekëve që do pranonin të punonin jashtë Tirane.

Fatkeqësisht, Kurbini është një zonë ku ndodhin mjaft aksidente rrugore e nëse do kishim një spital të kompletuar, ndër vite, shumë jetë njerëzish do shpëtonin, por rruga drejt Tiranës ka rezultuar fatale për shumë të aksidentuar.
Ata pak bluza të bardha në Kurbin, ngrenë supet kur iu vjen ndonjë rast i rëndë dhe e vetmja gjë që mund të bëjnë, është t’i nisin drejt Tiranës, qoftë edhe për një mjekim plage.

Oborri i spitalit të Kurbinit, është kthyer në një vendparkim ambulancash, sikur të ishte park mallrash, vetëm se këto ambulanca nuk transportojë mallra, por njerëz, që janë në betejë me vdekjen e nëse do kishin mjekë specialist në Kurbin, s’do detyroheshin të hipnin në këto ambulanca, që më shumë po shërbejnë si makina kortezhi mortor.

PPP-të në shëndetësi dhe Vilma Nushi, janë shqetësimi juaj i vetëm dhe i paraardhësit tënd, zotit Beqaj, teksa jeta e njerëzve për ju, s’vlen asgjë.
Mjafton të kujtoj faktin se ju të gjithë familjarët tuaj i çoni në spital privat, qoftë edhe për një check-up, ndërsa për shqiptarët e thjeshtë, këtë proces ia keni ngarkuar Vilma Nushit, që nxjerr gratë me prostatë e meshkujt shtatzënë, pasi për të, ka rëndësi numri e jo cilësia e check-up-it
Shëndetësia falas ne e dinim që ishte një gënjeshtër e madhe, por nuk e mendonim se me falas, ju nënkuptonit zbrazjen e spitalit nga mjekët, pasi, mesa duket, për ju vdekja e shqiptarëve kushton më pak.

Janë me mijëra familje në Kurbin, që nuk e kanë mundësinë të vijnë deri në Tiranë, zonja Manastriliu, për shkak të varfërisë, një fjalë që ju se kuptoni.

Etiketa: edi ramaElton LaskaKurbinOgerta Manastirliuspital

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Rama inspektime në Elbasan, studentët i dedikojnë këngë: T’u shkurtoftë jeta, s’le ngujime as protesta (film)

Rama inspektime në Elbasan, studentët i dedikojnë këngë: T’u shkurtoftë jeta, s'le ngujime as protesta (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –

12:28 | 25/05/2026
Një emocion i madh –

Një emocion i madh –

12:20 | 25/05/2026
I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

12:00 | 25/05/2026
Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

11:42 | 25/05/2026
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK –

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –

11:34 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –
  • Një emocion i madh –
  • I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –
  • Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –
  • Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –
  • Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Festa e Kurban Bajramit, Komuniteti musliman njofton besimtarët mbi vendin se ku do të falen –
  • Një emocion i madh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com