Për të gjitha takimet që kryeministri Rama ka zhvilluar me studentët, ka pasur akuza për mbushje të sallave me militantë të PS dhe FRESSH-it.
Por sipas ish-kryeministrit Berisha ,gjatë takimit të djeshëm me “studentët”, janë evidentuar mësues të shkollave 9-vjeçare të Tiranës, militant të PS.
Ja postimi i tij i plotë
“Në takimin e djeshëm të Edvinit, studentët u zëvendësuan me mësues delinkuentë militantë të partisë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor mirëmbrëma! Po shikoja lajmet te TV Klan në orën 19:30, e në kronikën e takimit të qeverisë me “studentët”dhe pedagogët, po shikoja aty në radhë edhe mësues të DART-it ! Konkretisht mësues të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi “, Laprakë si Marsen Vathi, mësues fiskulture pranë kësaj shkolle, i cili është arrestuar para dy-tre vitesh për krim kibernetik së bashku me 2 të tjerë, ky doli falë miqësisë dhe 2 bashkëpunëtorët e tij ngelën brenda! Po i kthen borxhin Rilindjes! Me respekt shumë!”