Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ashtu siç kishin paralajmëruar u janë bashkuar studentëve të Tiranës e Durrësit duke u ngujuar brenda godinës kryesore, ku ndodhet Rektorati dhe administrata, si dhe disa fakultete, në shenjë proteste për mos plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë që në ditët e para të dhjetorit.
Mësohet se fillimisht ata kanë hasur në kundërshtimin e rojeve të Universitetit, por më pas kanë arritur të hyjnë.