Pas ceremonisë së 106-vjetorit të policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli në një deklaratë për mediat, ku u pyet për ngjarjet e fundit.
Ai nuk ka pranuar që t’u përgjigjet disa pyetjeve, ndërsa ia kaloi përgjegjësinë Policisë së Shetit.
I pyetur për dhunën e ushtruar ndaj studentëve, ministri Lleshaj tha se policia po bën punën e saj.
Studentët pretendojnë se po dhunohen nga policia që nuk i lë për të ngrenë dhe të marrin batanije?
“Policia s’bën vepër penale, por punon për sigurinë e vendit. Studentët kanë protestuar me të gjitha mënyrat që donin, tani s’flasim për studentët, por një grup të vogël që po bllokojnë universitetin”, – tha Lleshaj.