Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë dhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studenteve.
Basha tha se Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin ‘Pakt për Universitetin’,.
“Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot nuk zgjidhin asnjë nga problemet e vërteta të thella financiare me të cilat përballen studentët dhe familjet e tyre.Konviktet tha se do bëhen në fund të mandatit, normal se nuk është Unaza. Paketa është mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale.
E para, anulimi i ligjit për arsmin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive, nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish. Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët. Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë ne konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.
Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sto një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq?.
Detyra jonë është tu tregojmë shqiptarët se si vidhen paratë, por edhe rrugën që vjedhja të ndalë dhe taksat e shqiptarëve të shkojë aty ku ka nevojë më shumë vendi. Hapi i parë është largimi një orë e më parë i kësaj bande. Fatura totale e këtij propozimi të PD-së e zbatuar me numrin aktual të studentëve në universitete publike dhe e projektuar sipas të ardhurave që ka matur Censusi dhe INSATAT, efekti total është 38 mln dollarë.
Nuk po futemi në shpenzimet e planifikuara për PPP. Janë 30 mmln dollarë më shumë që të gjitha familjet me të ardhura të pakta që të mos paguajnë asnjë dollarë për femije e tyre. Buxheti i vitit 2019 i ka këto mundësi, por ai këto para nuk do ti çojë për studentët, por për shpenzime luksi. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk po qeverisin më, por po grabisin. Detyra jonë është të tregojmë se si po vidhen paratë dhe taksat e qytetarëve të shkojnë aty ku kanë më shumë nevojë qetarët”, tha Basha.