I pari që publikoi lajmin ishte Berisha. Në mesazhin e qytetarit dixhital thuhet që Abdulla Cuka ishte në hotel dhe është gjetur lakuriq. shqiptarja.com verifikoi këtë informacion, ndërkohë që Policia e Shtetit thotë se vdekja ka ardhur për shkak të një arresti kardiak.
Ndërkohë mesazhdërguesi tek Berisha hedh akuza në drejtim Cukos, i cili sipas tij ishte me një partnere dhe kishte prenotuar dhomën për 2 orë, kurse policia njofton: “Më datë 12.12.2018. është gjetur pa shenja jete në një hotel në Burrel, shtetasi A.C, 57 vjeç, banues në fshatin Lis. Nga veprimet e kryera, rezulton se vdekja ka ardhur si rezultat i një arresti kardiak të menjëhershëm. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.”.