Pak minuta më parë u bë publike një foto e kryeministrit ku bie në sy zyra e tij e akomoduar si mos më mirë dhe plot me objekte të shtrenjta. Ajo që tërheq më së tepërmi vëmendjen në atë imazh është një sistem audio që kushton shumë.
Dje, Birn zbuloi se në maternitetin e Tiranës foshnjet vdesin si pasojë e mungesës së inkubatorëve.
Sikur Edi Rama, të përdorte në zyrën e tij një sistem audio normal e jo më të shtrenjtin dhe paratë e kursyera t’i jepeshin maternitetit, sot më shumë foshnja do jetonin.
Këta lundrojnë në luks me taskat tona, teksa shqiptari i thjeshtë lufton për mbijetesë.