Rama vijon takimin me studentë në Vlorë. Një prej tyre tha se do të ishte larguar me grupin që braktisi takimin por e kishte të nevojshme të shprehej.
Ai listoi problematikat e arsimit si dhe vështirësitë që has familja e tij për të arsimuar dy studentë, ndërsa prindërit janë pa punë. Ai deklaroi se duhet të dalë dikush t’i mbajë në Shqipëri ndërsa të gjithë duan të ikin.
Studenti i tha kreut të qeverisë se po bën politikë dhe bën sikur i dëgjon. “Më merr të keqen se nëse do isha si të tjerët do haje plumb në ballë”, iu përgjigj Rama, studentit.