Kush bllokon rrugët është rock si programi im në radio – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush bllokon rrugët është rock si programi im në radio

08:45 | 19/12/2018
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Në këtë çast që po shkruaj, studentët e Mjekësisë kanë bllokuar kryqëzimin tek 9 katëshet (Rruga e Barikadave), ndërsa ata të Universitetit të Sporteve kanë bërë të pakalueshëm “21 dhjetorin”. Unë vetë nuk jam në Club FM që të them: “Bëni shumë mirë që bllokoni rrugët, se më shtohet audienca, meqë njerëzit e kapur gafil nuk kanë ç’të bëjnë tjetër vetëm se të dëgjojnë radion”.

Në fakt, e kam vdekje që të shpjegoj stilin tim radiofonik sarkastik, cinik, shpesh të pamëshirshëm duke nisur me veten, njerëzit që më rrethojnë në jetë, për të vazhduar me qeverinë, opozitën, televizionin e kështu me radhë. Tek e fundit përse duhet ta bëj? Kam dhjetë vjet që realizoj të njëjtin program dhe ndjekësit tanë në “Makinë me dy timonë” që janë të shumtë, por me gjithë mend të shumtë janë mësuar, e pëlqejnë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Saimir Tahiri nuk përtonte të më shkruante, kur ishte në opozitë dhe unë e përcillja drejtpërdrejtë. Lali Eri sot, gjithë enturazhi i Edi Ramës, Lul Basha me të gjithë me radhë, Arvizu, Lenc Vangjeli, sipërmarrës, kolegë, njerëz me qasje publike, mike të mira si Iva Tiço, Mira Kazhani… dhe pikërisht Mira që ishte nxehur dje se kishte mbetur peng i studentëve te Zogu i Zi, e shkruan batutën time, të cilën për hir të së vërtetës  e bëj sa herë ka trafik. Fjala vjen, të njëjtën gjë bëja në verë këtë vit, kur investimet e mrekullueshme të qeverisë e bën rrugën Tiranë – Durrës kaps. Po more e kam thënë se është lajm i shkëlqyer që ka trafik, pasi qeveria e ka objektiv kryesor të reformave të saj të mendojë për programin tim duke i shtuar audiencë me njerëzit e mbetur në makina. Por, i shkëputur nga konteksti, unë dola dje si një njeri që thërrisja për bllokim rrugësh, madje si nxitësi i vetëm i kësaj pune, meqë kam një mikrofon tejet të zëshëm. Kaq serioze u bë kjo punë sa në darkë më njoftuan që dikush atje lart ishte shqetësuar për thirrjet e Kel Demit, sa po vriste mendjen ta ndëshkonte. Serioziteti i ndëshkuesëve në këtë vend është burimi kryesor i qyfyres, me të cilën jam rritur profesionalisht qysh në vitet ’95-’96, kur ndaja me Arban Hasanin cilët ishin shiksat që ndiqnin atë dhe cilët ishin të mitë.

Por, një merak kam sot para se të hyj në radio dhe të them ndonjë thagmë tjetër; unë nuk jam revolucionar, e urrej populizmin. Jam shumë konservator që të besoj në revolucione, por jam njeri që kam qenë pjesëmarrës në një pjesë të mirë të tollovive të Shkodrës së viteve ’90-‘91, atje ku ma kishte nxjerrë shkollën e lartë partia. Pra, studentët sot më kthejnë në pafajësinë e një kohe, ku unë besoja dhe me sa kisha mundësi luftoja të vinte ndryshimi. Në atë kohë, ne kishim përballë Gramoz Ruçin, ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë. Ata sot kanë prapë përballë Gramoz Ruçin, kryetarin e Kuvendit të Edi Ramës. Në atë kohë na kërkonte dialog sekretari i parë i Partisë së Punës, sot e kërkon Kryeministri. Në atë kohë këpucët e mia fusnin ujë dhe nuk e ngopja dot barkun me bukë në mensën që bënte veç purri. Janë njësoj, të veshur keq, të pangrënë, pa gjumë, të lodhur nga punët që bëjnë dhe natyrisht mund të mbajnë çanta “Prada” kallpe ose i kanë blerë te Gabi, ashtu si mua dikur më fali zotni Jaku një palë këpucë mali prej Caritass-it. Dhe si e thotë Mira fajin e ka kjo qeveri që ka bërë një gropë me m…, ndaj e ngrenë gishtin e mesit.

Unë nuk i nxis as sot, as kurrë të bllokojnë rrugët, sepse e di që gjithsecili ka halle, madje të mëdha, por nëse do bija vetë në çark ju betohem miket e mia të mira që do pranoja të m’i vidhnin ata djem e vajza dy, tre a katër orë nga jeta ime, sepse Edi Rama më ka vjedhur pesë vjet, kurse klasa politike që ai përfaqëson denjësisht si majtas, si djathtas më ka vjedhur 28 vjet.

Ndaj, unë po shkoj në radio, në punë time, se më shtohet audienca.

Etiketa: CaritassClub FMiva ticoMakine me dy timonemira kazhaniPravdaradiorockshiksat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Presidenti Trump i shkruan letër Hashim Thaçit, ja ç’thotë për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti Trump i shkruan letër Hashim Thaçit, ja ç’thotë për marrëveshjen me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com