Qeveria propozon këshill censure për median në internet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria propozon këshill censure për median në internet

20:50 | 17/12/2018
në Shqiperi
0

Këshilli i Ministriave dhe Ministria e Drejtësisë kanë propozuar ndryshimin e ligjit funksional të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP si dhe Autoritetit të Medias Audiovizuale (AMA) me synimin e krijimit të një sistemi regjistrimi të medias në internet si dhe të gjobitjes e mbylljes së saj, bazuar në shkaqe të gjera, të cilat përfshijnë gjykimin nëse një lajm i publikuar në një media të caktuar është apo jo “i paanshëm” apo cënon apo jo “moralin publik”.

Sistemi, i cili është i padëgjuar në vendet demokratike, i ngarkon për detyrë AKEP të regjistrojë të gjitha mediat, pavarësisht nëse janë të regjistruara adresarin e saj apo në adresarë të tjerë nëpër botë. [Link projektligji AKEP]. Projektligji duket se synon të transformojë AKEP nga një institucion të menaxhimit të teknologjisë në mënyrë të paanshme në një institucion që ka përgjegjësinë “të marrë masa” që “sipërmarrësit e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike të zbatojnë detyrimet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit, të sigurisë publike edhe në rast lufte apo gjendje të jashtëzakonshme, si dhe të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të individit si dhe çdo detyrim të parashikuar në kuadrin ligjor në fuqi në RSH”.

Projektligji tjetër vendos që Autoriteti i Medias Audiovizuale, i cili aktualisht licencon televizionet dhe radiot, të marrë përsipër të mbikëqyrë edhe mediat në internet, si dhe autorizon një grup zyrtarësh të njohur si “Këshilli i Etikës” të marrë ankesa nga qytetarë të prekur nga media online dhe të gjobisë median online me 100 mijë deri në 1 milionë lekë në rast se gjykon se kjo media ka shkelur disa parime etike të përshkruara në nenin 33/1, si dhe me gjobë në masën 800 mijë lekë në rast se refuzon urdhërin e Këshillit të Etikës për të publikuar përgënjeshtrim apo sqarim. [Link projektligji AMA].

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Projektligjet u prezantuan në një seancë konsultimi publik në Tiranë të hënën më 17 dhjetor. Kryetari i Bordit të AMA Gentian Sala theksoi se projektligji që prek institucionin e tij është hartuar në fakt jashtë këtij institucioni dhe se ai vetë nuk kishte një qëndrim mbi të.

“AMA mban qëndrim përmes bordit, i cili nuk është shprehur mbi këtëçështje,” tha Sala.

Përfaqësuesja e kryeministrisë Elira Kokona deklaroi se shumica e vendeve anëtare të OSBE dënojnë shpifjen si vepër penale, por nuk shpjegoi se si lidhej kjo me projektligjet e propozuara.

Blendi Salaj, i cili ka drejtuar një nga blogjet më të vjetra në Shqipëri, vuri në dukje rrezikun e shtyrjes së gazetarëve dhe medias drejt vetëcensurës si dhe vuri në dukje pamundësinë teknologjike që disponon qeveria në “kontrollin” efektiv të internetit.

Kryetari i Bordit të AKEP Ilir Zela, i cili është njëkohësisht funksionar i Partisë Socialiste, argumentoi se ligjet në fjalë do të mundësojnë “identifikim të shpejtë” të personave përgjegjës pas faqeve të internetit.

Flutura Kusari, eksperte e lirisë së shprehjes, argumentoi për BIRN se nisma e qeverisë bie ndesh me praktikën botërore, e cila rekomandon vetë-rregullimin e medias dhe jo policimin nga ana e shtetit.

“Në shumicën e vendeve me demokraci të mirëfilltë, si Belgjika, Austria, Hollanda, Suedia, Finlanda, mediat online ashtu si edhe mediat e shkruara vetë-rregullohen,” tha Kusari.

“Propozimi që mediat online të rregullohen nga shteti është në kundërshtim me praktikat e këtyre vendeve dhe përbën tentativë për kontrollimin e përmbajtjes së publikimeve,” shtoi ajo.

Në lidhje me regjistrimin e mediave online në një regjistër të veçantë në AKEP, Kusari theksoi se kjo është një praktikë që bie ndesh me standardet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, (OSBE).

Ajo shtoi se vetëm pak kohë më parë, një nismë e tillë për të regjistruar median me detyrim në Maltë dështoi pas kundërshtive të OSBE-së. [Link kritika e OSBE për ligjin e Maltës, f.13-14].

Etika bëhet ligj

Në shkollën e gazetarisë, gazetarët mësojnë për parime tëshenjta etike të profesionit të gazetarit si dhe pamundësinë reale të respektimit të këtyre parimeve. I tillëështë parimi që lajmi duhet të jetë i paanshëm, i drejtë, objektiv dhe i vërtetë. Në asnjë rast parime të tilla nuk konceptohen si detyrime ligjore për shkak se janë në lëmin e etikës dhe si të tilla, çështje subjektiviteti. Projektligji i qeverisë i kthen këto parime dhe më shumë se kaq në detyrime ligjore, të cilat mund të mbikëqyren nga një “Këshill Etike” dhe mund të gjykohen, pavarësisht subjektivitetit që mbartin zakonisht rregullat etike, si shkelje ligjore. Për më tepër, projektligji parashikon që publikimet online do të kenë edhe detyrimin e “mbrojtjes së moralit publik”, një fushë akoma më subjektive, të cilin hartuesit e draftit në kryeministri nuk kanë marrë mundimin ta shpjegojnë.

Ofruesi i publikimeve duhet të “respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos lejojë shfaqen e publikimeve që mund të nxisin vepra penale”, thuhet në propozim.

Një shkelje e mundshme e kushtetutës

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon në nenin 22 të saj se “Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.” [Link] Kushtetuta lejon ligjvënësin që të krijojë sistem autorizimi për televizionet dhe radiot, por nuk lejon dhe as nuk e përmend lirinë e medias në shtyp dhe në internet.

Në veçanti, lejimi i AMA dhe AKEP për të mbyllur faqet e internetit apo për të detyruar ofruesit e internetit të bllokojnëaksesin në faqet e internetit jo nën domainin .al, dukshëm përbën një akt censure pasi në një faqe interneti mund të gjenden shkrime nga qindra dhe mijëra gazetarë apo qytetarë ndërsa të gjitha shkrimeve të tyre u bllokohet aksesi për shkak se një shkrim mundet të gjykohet nga AMA si shkelës i “moralit publik” apo “parimit të asnjanjësisë”.

Projektligji për AMA parashikon gjithashtu që Këshilli i Etikës të vendosë gjoba ose të mbyllë faqe interneti dhe gjobat dhe mbyllja e faqeve të internetit kanë efekt të menjëhershëm pavarësisht nëse publikimi i prekur vendos të ankohet në gjykatë. Sipas projektligjit: “Kundër vendimit të Këshillit të Ankesave mund të bëhet ankim sipas përcaktimit të pikës 4, të nenit 132, të këtij ligji. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.”. Kjo i jep Këshillit të Etikës vlerën e Gjykatës së Apelit, pasi çdo vendim gjyqësor i shkallës së parë nuk mund të zbatohet në rast se ai apelohet.

Këshilli i Ankesave është një institucion pranë AMA me anëtarë të zgjedhur nga Bordi. Bordi i AMA zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë në bazë të kandidimeve të partive politike.

https://www.reporter.al/qeveria-propozon-keshill-censure-per-median-ne-internet/?fbclid=IwAR2ADZ9j5n8ajCWR4-skM0bTuS3bgU895dyoypDi5sE75S-evJvm5eez4NE

Etiketa: censurëinternetmediaqeveri

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Studentët të pandalshëm, protesta vijon edhe sot

Studentët të pandalshëm, protesta vijon edhe sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com