NGA: REA SHUNDI
BE- Një aspirate për ata që nuk janë dhe një kaos përata që janë
BE-ja duket se ka bërë përparim që nga Traktati i Romës i vitit1957, por ajo dëshiron ende të dëshmojë se është atraktive dhe e dobishme; BE po shkon drejt degradimit demografik, e më pakdrejt degradimit ekonomik e teknologjik
Shumë politika të mëdha (përshkimtaria e përbashkët, politikat e agrikulturës) kanë dështuar
Politikat e jashtme dhe të mbrojtjes nuk përbëjnë prosperitet;
Me pak fjalë, nëse BE-ja mburret për mbështetjen në atë qëe quajnë “pushtet të butë”, e bën sepse nuk ka rrugëzgjidhjetjetër.
Maja e marëdhënieve ndërkombëtare, baronesha KaterinëAshton, është cilësuar si “politikanja më e paguar në botë”, por mbetet anonime në influencën që ka në evente botërore.
Pozicioni i saj i përmbledh të gjitha ato që nuk janë nërregull me Bashkimin Europian – i shtrenjtë, por inefektiv.
Problemi më fundamental me BE-në mbetet se populli iEuropës nuk ka besim dhe nuk identifikohet më me të. BE-ja nuk e beson thënien tolerante Britanike “Kur je nëRomë, bëj si Romakët”; politikat e tyre thonë: “Kur je në Romë, bëj si bëjnë Gjermanët.”
Sipas qëndrimit elitist Gjerman, e shprehur qartë në njëartikull të Der Spiegel nga shkencëtari politik HerfriedMünkler, “Demokratizimi nuk mund ta shpëtojë Europën:Nevoja për Centralizimin e Pushtetit” Dhe pikërisht ështëkjo çfarë po ndodh sot në Europë. Pushteti po i hiqet periferisë duke centralizuar elitat; Dhe këto elita po dështojnë. Ekonomitë më të dobëta nuk kanë mundësi për të konkuruar me ato më të fortat, nëse nuk kanë një marrëveshje ligjore midis tyre.
Përfitimiet në BE
Qytetarë të Bashkimit Europian gëzojnë lirinë e lëvizjes në çdo shtet të BE-së à punësim, edukim, biznes; Çmimet e mallrave në tregti janë shumë më të ulura àBE ka krijuar një treg të vetëm për të gjithë shtetet anëtare; Shtetet anëtare kanë mundësi të reja për të pasqyruar problemet e tyre ndërkombëtarisht à shtetet anëtare punojnë bashkë për të përballuar çështje me rëndësi;
Shtete të cilat nuk janë mjaft të zhvilluara, (si në rastin e Maqedonisë apo Shqipërisë) mund të përfitojnë marrje të ndihmave, gjë që mundësohet nëpërmjet Fondit Europian të Strukturës;
Krijohen punë të reja për qytetarët;
Është rrugë e drejtpërdrejtë në ruajtjen e Sovranitetit,përfshirë këtu ndikimin e Rusëve dhe Greqisë.
Shtetet më të varfëra dhe të vogla të cilat i janë bashkuar Bashkimit Europian janë zhvilluar drastikisht në fushën e edukimit, shëndetësisë e jetesës.
Edhe ato shtete që përpara BE-së ishin thuajse të panjohura, me futjen e Euros kanë fituar edhe mundësinë për të krijuar një shtet tregtar të fortë.Probleme ka vërtetë në çdo sistem, por s’mund të harrojmë se ekonomitë më produktive të botës janë pjesë e BE-së, ku përmendin: Suedia, Finlanda, Austria, Belgjika, Gjermania e Franca.
Ndërsa shtetet që momentalisht janë në një pozicion më të dizfavorshëm (Portugalia, Spanja, Greqia e Italia) janë kryesisht për shkak të gabimeve të tyre në qeverisje, jashtë çdo përgjegjësie të Bashkimit Europian.
Në terma të thjeshtë ekonomikë, BE krijon një ambjent në të cilin kompanitë nuk kanë më nevojë të konkurojnë midis syresh, sepse çmimet kontrollohen nga tarifa të vendosura prej BE-së;
Më e rëndësishmja, anëtarësimi do të ndihmojë kompanitë të mbrojnë e zhvillojnë tregun vendas, Shqiptar, Maqedonas e me rradhë;
Qeveria e tanishme e Maqedonisë, me kryeministër Zoran Zaev dhe e dominuar prej partisë së tij, erdhi në pushtet vitin e kaluar pas një proteste masive, pas zgjedhjeve të reja, dyshimeve kriminale, dhe ndërhyrjes ndërkombëtare. Por qeveria e kuptoi se çelësi I kthimit të Maqedonisë në ekonomi prosperuese qepërfitimi i anëtarësimit në BE dhe më NATO. Qeveria besoi, se këto anëtarësime, do të rivitalizonin dhe të vendosnin përfundimisht në vend reformat e deritanishme, si dhe do të ripërtërinin përfundimisht besimin e investuesve.
Nuk ka nevojë për shumë analiza për të kuptuar se një vend i vogël, sado perspektikë dhe lokacion të favorshëm të ket, nuk mund t’i bëjë “favor e” vetëm vetes duke qëndruar mënjanë. Shqipëria është një ndër këto shtete, ku dalja e gjerë në dy dete të ndryshme, ku klima, prodhimtaria dhe dëshira për të punuar nuk mungojnë kurrë. Ne ndjehemi të sigurt, sepse kemi lindur me fat. Por sa më shumë kohë që ka kaluar, kemi bërë hapa mëtë ngadalta drejt zhvillimit që meritojmë. Jo sepse nuk kemi mundur, jo sepse nuk kemi dashur, por sepse nuk kemi pasur asnjë arsye të mirëfilltë. Kemi menduar dhe ende mendojmë, se fati ynë i mirë, krenaria jonë si Shqiptarë, na mjaftojnë për tëjetuar. Por realiteti thotë ndryshe.
Po të dalim jashtë Europës, ka shtete akoma më të mëdha, tëpushtetshme, krenare dhe të zhilluara. Ne nuk jemi të vetmit qëkrenohemi për origjinën tonë, por duke dashur të tregoj sa mëqartë situatën reale, ne nuk kemi më edhe aq shumë me se tëmburremi. Kemi bërë disprogres, si gjithmonë, duke u kënaqur më shumë pak arritje. Jeta vazhdon, dhe s’duhet të mbetemi krenarë vetëm për fatin tonë. Duhet bërë punë, duhet vazhduar puna.
BE-ja është në përçarje e sipër, sepse ka edhe vende të tjera qëme vetëkënaqësinë e tyre, kanë menduar se vetë ia dalin mëmirë. Por gjithsesi, ne nuk mund të krahasohemi kurrë me Mbretërinë e Bashkuar, me Japoninë, Gjermaninë, Francën apo edhe Rusinë. Mirë do të qe, po të mos merreshim shumë me tëardhmen e Shqipërsië së panvarur, por të merreshim me Shqipërinë për Shqiptarët, dhe për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Mirë do të qe, po të mos flisnim kaq shumë për historinë e manipulueshme të figurave të shquara, për politikanët dhe ndryshimet e tyre në vend, por të drejtonim sytë nga perëndimi.
Unë jam e mendimit se ajo për të cilën kemi më shumë nevojëështë perspektiva. Jo shpresa të koha, jo premtime që mund tëthyhen. Por një perspektivë të ndërtuar në punë e realitet. Ashtu nuk do të binim pre kaq shpejt e gënjeshtrave të “pushtetarëve”; vetëm ashtu do t’i paraprinim vërtetë të këqijave më të mëdha.
Shqipëria është vend i bekuar; këtë e dinë më mirëperëndimorët. Por ata nuk kanë nevojë për një vend të bekuar, qënuk ndihmon veten e tij. Sepse ka po aq shumë vende tëbekuara.
Bota ka më shumë nevojë për mendje që synojnë të zhvillohen, dhe për njerëz humanë. Dhe për një edukim qytetar që nuk ndalon aty ku ndalojnë hapat e një pushtetari.
Kjo është Shqiptaria e vërtetë.