Dilni në protestë për fëmijët, që më vonë të mos qani duke u ankuar nuk më mori djali, vajza në telefon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dilni në protestë për fëmijët, që më vonë të mos qani duke u ankuar nuk më mori djali, vajza në telefon

15:35 | 15/12/2018
në Uncategorized
0

Nga Dritan Kaba

Erdhi nga SHBA për t’i shërbyer qytetarëve të tij, bashkëkombasve me një rrogë qesharake, u tregua idealist. E morën e plasën në burg, ishin duke i shkatërruar jetën, karrierën, emrin e një humani të madh. Pa asnjë fakt e arrestuan. E përdorën për “luftën” rilindase kundër korrupsionit. Një njeri të madh, mjek të shkëlqyer, sot megjithë atë e shtunë ai ishte në punë si ditë të fundit. Fatkeqësi për Shkodrën dhe qytetarët e saj dhe mijëra të tjerë të Malësisë së Madhe, Pukës, Dukagjinit dhe Lezhës, por edhe qindra kosovarëve. Shpëtoi qindra jetë, e akuzuan për një tender që nuk ishte as firmëtar.

Kërkonte më shumë medikamente për të shëruar më shumë qytetarë. Sot ai e mbylli punën. Hemodinamika jo vetëm e Shkodrës po e po, por e Shqipërisë humbi shumë. Për çfarë? Për fasadën rilindase të luftës kundër korrupsionit. Shqipëria humbi një profesionist dhe humanist të madh.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Përpara kemi dy tablo. Atë të mjekut të shkëlqyer Luan Dragusha, që e futën tre ditë në burg për një faj që as ekziston dhe Damianin dhe Afrimin, bashkë me Edi Ramën, që pa u dridhur qerpiku rrëmbyen 30 milionë euro me letra fallco.

Kjo është drejtësia e re rilindase. Arreston me akuza qesharake një mjek, intelektual të klasit të parë, një qytetar model dhe Damianin, Afrimin dhe Edi Ramën flenë të qetë në krevatet e tyre. Kemi një drejtësi rilindase ku Damiani sjell Gurun, Afrimi del e mashtron pa asnjë skuqje të fytyrës dhe një Edi Rame që bën karagjozin me akuza direkte për korrupsion.

Kemi një polici që arreston mjekun dhe shefat e policisë të lidhur me krimin e organizuar kanë një vit që jetojnë të qetë megjithëse në kemrim për akuza për krim të organizuar. Kemi një polici dhe Prokurori kur bosët e kokainës të Maminasit, heroinës së Hasit, kokainës së Xibrakës shëtisin të lirë dhe asnjëherë nuk kapen. Kemi një Prokurori ku administratori i firmës fantazmë që gllabëroi 30 milion euro ikën me lule e dafina nga Murriqani e nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë, përkundrazi ja shtrojnë rrugën me tapet të kuq.
Vetëm për këtë qytetarë bashkohuni me studentët. Revoltohuni!

Ju të gjithë jeni qytetarë të dorës së dytë. Për ju ka një kut tjetër matës, ndryshe nga rilindasit që shpëtojnë gjithmonë drejtësisë.
Ndryshe bëni gati valixhet, jo tuajat se nënshtrimi nuk ju bën përshtypje, por të fëmijëve tuaj. 79% të tyre duan të largohen. Bëni gati valixhet e tyre.

Dhe mos qani tek lokali i lagjes më vonë duke u ankuar nuk më mori djali, vajza në telefon. Të porosisni një raki të mbysni trishtimin se ka dy muaj që nuk ju marrin në telefon, se në Skype apo Whatsapp as duan t’ju shohin fytyrën.
Revolta e tyre është edhe ndaj jush sot. Dilni në mbështetje të tyre të shpëtoni shpirtrat tuaj. Dilni në protestë për ta, që të pakësoni lotët tuaj.

Nëse nuk e bëni, shkoni bleni shamia për të fshirë lotët. Ata sot kanë nevojë për ju. Nesër është shumë vonë.
Zgjidhni ose protestën krah tyre, ose lotët e përbashkëta me komshiun për fëmijët që ju janë larguar.

Etiketa: Dritan Kabaprotesta

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Zaev kundër ushtrisë së Kosovës: Koha e pa përshtatshme

Zaev kundër ushtrisë së Kosovës: Koha e pa përshtatshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com