Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve, të cilëve sot u janë bashkuar edhe banorët e Astirit.
Rama thotë se kjo farsë e orkestruar sipas tij për të marrë peng protestën me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, sipas tj nuk do të mund të vazhdojë shumë gjatë.
“Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s’mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog“, shkruan Rama.