Administratës së Kuvendit i është kërkuar të rrinë në gatishmëri pasi nesër mund të mblidhet kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme
Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre. Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë.
Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.
Afati i lënë prej tyre për përgjigje ishte ora 16:00 e ditës së sotme.
Në të kundërt ata kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e hënë, ku përveç gjimnazistëve, studentët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.
http://www.oranews.tv/article/burimet-ora-news-kuvendi-ne-gatishmeri-seance-te-jashtezakonshme