Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar për vetting-un në politikë, duke pranuar propozimet e paraqitura nga ana e Partisë Demokratike.
Komisioni i Venecias ka bërë ndryshime në draft opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur.
Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.