Kryeministri Rama rideklaron se është gati të plotësojë 8 pikat, por i duhen studentët që të vendosen si të realizohen.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thekson se refuzimi në kor i dialogut është dobësi.
“Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres”, ka shkruar Rama.