Kush mendoi se protestat e studentëve do të ndaleshin, e paska patur gabim. Të parët që e kanë rinisur protestën janë studentët e rretheve.
Në Korçë, ata janë mbledhur përsëri dhe marshuan drejt Bulevardit “Republika”. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që të bashkohen. Së bashku me studentët protestojnë edhe gjimnazistët.
Policia ka vazhduar edhe atje me kërcënimet, duke proceduar ata që i konsideron organizatorët e tubimit të së martës në aksin Korçë – Pogradec, ku u bllokua qarkullimi i mjeteve.
Studentët kanë dalë edhe në Gjirokastër përpara Universitetit “Eqrem Çabej”.