Ekspertët e Komisionit të Venecias në Tiranë për reformën në Drejtësi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët e Komisionit të Venecias në Tiranë për reformën në Drejtësi

17:45 | 04/01/2016
në Uncategorized
0

Do të asistojnë reflektimin e vërejtjeve që rrëzojnë draftin e mazhorancës  për reformimin e sistemit të drejtësisë

Ekspertët e Komisionit të Venecias pritet të mbërrijnë së shpejti në Tiranë për të asistuar Komisonin e Reformës në Drejtësi, për reflektimin e vërejtjeve rreth draftit të mazhorancës.

Komisioni i Venecias, rrëzoi pak javë më parë draftin e mazhorancës për reformën në drejtësi, në disa prej neneve të tij kryesore. Në fund të dhjetorit, ekspertët e komisionit të venecias publikuan raportin e  ndërmjetëm për draftin e mazhorancës ku pasqyrohen kritika për thelbin e draftit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kryeministri Edi Rama e lexoi ndryshe këtë raport të ndërmjetëm të Komisionit të Venecias. Ai deklaroi në publik se drafti i mazhorancës është miratuar nga Komisioni i Venecias. Është e vërtetë që Komisioni i Venecias e konsideroi si përpjekje serioze draftin dhe nënvizoi domosdoshmërinë e kryerjes së reformës, por theksoi edhe vërejtjet për draftin.

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen të drejtëpërdrejtë në kritikat e tyre në disa nene të draftit të mazhorancës. Një ndër pikat krysore të kritikave të pasqyruara në opinionin e ndërmjetëm të Komisionit të Veneicias ka të bëjë me kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqsorin.

Në nenin 29, parashikohet kontrolli i qeverisë përmes ministrit të drejtësisë ndaj sistemit gjyqsor.  Sipas propozimit të mazhorancës, ministri i drejtësisë mund të iniciojë masa displinore ndaj një gjyqtari të caktuar. Pikërisht për këtë pikë shprehet Komisioni i Venecias kur thekson se:

Roli i Ministrit të Drejtësisë në KLD duhet të qartësohen dhe të reduktohet. Para së gjithash, Komisioni i Venecias kujton rekomandimin e tij të mëparshme në një opinion në lidhje me Shqipërinë, i cili parashikon si më poshtë:

“Prania e Ministrit të Drejtësisë në Këshillin është një shqetësim, për sa i përket çështjeve që lidhen me transferimin dhe masat disiplinore të marra në lidhje me gjyqtarët e nivelit të parë, dhe në fazën e apelit. Është e këshillueshme që Ministri i Drejtësisë të mos jetë i përfshirë në vendimet në lidhje me transferimin e gjyqtarëve dhe masat disiplinore kundër gjyqtarëve, pasi kjo mund të çojë në ndërhyrje të papërshtatshme nga ana e Qeverisë “

E Thënë shkurt e troq, drafti i mazhorancës cënon ndarjen e pushteteve, pra synon varësinë e gjyqsorit nga politika. Për këtë pikë, ka pasur kritika të vazhdueshme edhe nga jurist shqiptarë.

Sipas projekt-amendamenteve Ministri merr pjesë në punën e Këshillit si një “Vëzhgues”; në të njëjtën kohë luan një rol aktiv në lidhje me KLD (për shembull, ai mund të fillojë hetimin për sjellje të pahijshme disiplinore ndaj gjyqtarëve). Nëse Ministri mund të ketë kompetenca për të iniciuar procedura kundër gjykatësve, ajo duhet të bëhet e qartë se ai nuk luan rol më tej në çdo mbledhje të Këshillit në të cilën kjo çështje është diskutuar edhe si vëzhgues (ndërsa ai mund të paraqesë rastin si një “parti”). Në parim, Ministri mund të pajiset me një të drejta për të iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarëve; megjithatë, në një rast të tillë kërkesa duhet t’i drejtohet Inspektoratit të Lartë. Së fundi, në qoftë se Ministri inicion procedurë kundër një gjyqtari, Ministri nuk duhet të ulen si ex officio anëtar i Këshillit Disiplinor”, theksohet në raportin e Komisionit të Venecias.

Gjykata Kushtetuese

Një tjetër pikë e kontestuar nga komisioni i Venecias, është rekomandimi për rishikim i nenit  të propozuar në draftin e mazhorancës sipas të cilit Gjykata Kushtetuese nuk mund të shfuqizojë vendimet e parlamentit për ndryshimet në kushtetute.

Sipas nenit 49, “ankesat kundër vendimeve të Tribunalit Disiplinor të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese “Në të njëjtën kohë, kryetari  i Gjykatës Kushtetute është anëtar ex officio i Tribunalit Disiplinor dhe, përveç kësaj, sipas detyrës zyrtare kryesuesit e këtij organi. Kjo situatë krijon një konflikt interesash”.

Reforma në Drejtësi ishte një ndër premtimet kryesore të kryeministrit Rama. Gjatë vitit që lamë pas, ai bëri deklarata të bujshme ku shpesh paralajmëroi tronditje të mëdha që do të shkaktoheshin në sistemin gjyqsor dhe në politikë. Gjatë verës kryeministri tha se shtatori do të ishte koha kur do të ndodhte kjo tronditje. Kanë kaluar katër muaj por skemi parë asgjë. Reforma në Drejtësi duket ende shumë larg realizimit.  Drafti i mazhorancës dhe përpjekjet për të manipuluar opinionin publik me cilësinë e këtij drafti, të çojnë në të njëjtën histori të këtyre 25 viteve me reformën në Drejtësi.

Si të tjerë krerë të mazhorancave të mëparshme edhe Zoti Rama premtoi shumë por e gjtiha përfundoi në demagogji dhe në një draft po aq problematik sa është sot sistemi gjyqsorë në Shqipëri. Me këtë përpjekje Edi Rama është bërë veçse një shtojcë e mashtrimeve 25-vjecare të politikës me reformën në dretësi. Nuk duket se ka gjasa që të  cënohet aspak marrëdhënia e mirë mes pushteti politik dhe atij gjyqsor ku secila palë qëndron brenda gardhit të vet të intreresave, pa shkelur atë të tjetrit.  Kjo marrëdhënie e pacënuar deri tani, ku sistemi i drejtësisë ka të korruptuar që nuk  cënohen nga politika ashtu si brenda gardhit të politikës ka të korruptuar që nuk cënohen nga drejtësia.

 

 

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Një i vdekur, katër të plagosur në aksident

Një i vdekur, katër të plagosur në aksident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

Prisni vendimin e Kushtetueses! –

23:12 | 19/12/2025
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

22:44 | 19/12/2025
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –

22:30 | 19/12/2025
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –

20:50 | 19/12/2025
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –

20:40 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –
  • (VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës –
  • Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës –
  • Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë –
  • SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –
  • Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com