Ministri i Drejtësisë: Çdo kompani offshore në Shqipëri do të bëjë publike emrat e aksionerëve të tyre
Ekspertët e ministrisë së Drejtësisë po shohin mënyrën se si të ndërhyjnë në legjislacion për të hetuar mbi kompanitë Ofshore. Kështu deklaroi sot ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për të mbështetur prokurorinë lidhur me skandalin Panama Papers dhe mundësinë e përfshirjes së kompanive shqiptare në këtë skandal. Në një komunikim për mediat, manjani tha se Ministria e Drejtësisë është e angazhuar për çfar i takon të mbështesë prokurorinë qoftë me përkthime materialesh qoftë me asistencë tjetër për të hetuar mundësinë e përfshirjes në këtë skandal qioftë të kompanive por qoftë edhe të politikanëve. Manjani tha se çdo kompani Ofshore në Shqipëri do të bëjë publike emrat e aksionerëve të tyre. “Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët”, tha Manjani.
Manjani tha se çështja Panama Papers është problem global dhe ka vetëm dy ditë që ka plasur skandali dhe se nuk mund të pretendohet që Shqipria të ketë informacion të plotë. Ndërkohë pritet që ditët apo javët në vazhdim të hidhet dritë mbi atë çfar përmban “Panama Papers” për shqiptarët.