Studentët rinisin protestën sot. Atyre iu plotësua një kërkesë por kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa të plotësojnë çdo kërkesë.
Mëngjesin e sotëm, studentët janë grumbulluar pranë fakulteteve të tyre nga ku pritet të nisin marshimin në drejtim të godinës së ministrisë së Arsimit.
“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, thuhet në një prej pankartave të studentëve të fakultetit të Histori-Filologjisë.