Në ditën e 33- të protestës së banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sërish pranë tyre. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një afërë korruptive.
“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. Dhe kemi protestën e studentëve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen. Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Këtu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha ai.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/204206673836470/?jazoest=2651001217673701051099554105114103711148511283120718289809812156119788887505279104120811097272724511985721086558651001201045795901037365778410898109117868511511790701015774901037970759588105108101457511810710881487588101119