Nga Mesila Doda
Mbështetje pa kursim për studentët.
Sot, i gjithë qyteti i Tiranës, nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit, e të gjithë të afërmit, duhet t’i bashkohen studentëve.
Ashtu si në vitet ’90, kur qytetarët e Tiranës mbështetën fëmijët e tyre në betejën për rrëzimin e diktaturës, sot duhet t’i mbështesim studentët në betejën e tyre dhe t’i lëmë gjithë hapësirën të na udhëheqin në idealet ku ata besojnë.
Mbështetjen pa kursim ia kemi borxh djemve dhe vajzave tona që nuk i dhamë dot një të ardhme më të mirë. Sot, duhet të japim zemrën tonë në betejën e tyre.
Të gjithë me studentët!