Mijëra studentë po protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Prej dje numri i të rinjve është rritur, ndërsa revolta e tyre sa vjen e shton më shumë shpresat. Pak shqiptarë nuk janë me ta. Të gjithë e kanë ëndërruar këtë ditë, ditën kur do jenë vetë shqiptarët që do pushtojnë rrugët për të kërkuar të drejtat e tyre, të pa udhëhequr nga partitë.
Me mijëra të rinj janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë uljen e tarifave të larta që paguajnë në universitete.
Fotot tregojnë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve ndërsa protesta të tjera po zhvillohen në mënyrë paralele në Korçë, Elbasan dhe Durrës.
https://www.facebook.com/thurje/videos/2264317756976795/