Ndërsa prej thuajse një muaji banorët vijojnë protestën te “Unaza e Re”, një grup minatorësh kanë dalë sot në protestë para kryeministrisë.
Të indinjuar që nuk ka pranuar t’i takojë ata i kanë kërkuar kryeministrit Rama që të mbajë fjalën e dhënë për statusin e minatorit.
Ata kërcënojnë se nuk do të ndalojnë protestën dhe do të ngujohen para kryeministrisë.
Fajtore për këtë situatë ato bëjnë Ministrinë e Financave që sipas tyre ka miratuar një projektligj që nuk ka lidhje me ‘statusin e minatorit’.