Prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit teksa Rama fliste nga ambientet e Spitalit të Traumës.
Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari, Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.
Rama u prit në hyrje të spitalit nga familjarët e protestuesve të lënduar, ndërkohë, situata precipitoi për një moment, pasi një prej protestuesve qëlloi Ramën me këpucë.