Menjëherë pas mbylljes së protestës së pasdites në zonën e Unazës së Re, ku kishte me dhjetra persona që protestuan kundër prishjes së banesave dhe godinave të biznesit të tyre, policia e shtetit ka nisur një fushatë tërrori dhe arrestimesh në masë të banorëve.
Bëhet e ditur se deri në mengjesin e sotëm numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit ka qenë shumë i madh.
Bëhet fjalë se janë arrestuar reth 50 persona, ndërsa policia ka qenë deri në orët e vona të mesnatës në zonën e Unazës së Re.
Asnjë burim policor nuk konfirmon arrestimet të cilat kanë nisur që pas protestës të parlamentit e më pas tek Spitali i Traumës e deri pas protestës së darkës në Astir. Nga Policia është njoftuar vetëm arrestimi i 11 personave, mes tyre dhe një minoren dhe një grua, arrestime këto, ku është parë live policia duke përdorur dhunë.
Emrat e të arrestuarve, për të cilët ka njoftuar policia janë:
– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;
– P. A., 17 vjeç;
– Fluturim Goleci, 30 vjeç;
– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;
– Marsel Villari, 28 vjeç;
– Erjona Dozhani, 30 vjeç;
– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;
– Dorjan Protoduari, 30 vjeç
– Ali Nalic, 35 vjeç;
– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;
– Shpati Bilbili, 31 vjeç.
Ndërkohë që protesta e pasdites së djeshme u shoqërua po ashtu me konfrontime mes banorëve dhe policisë, ndërsa nuk u kursyen as deputetët e PD-së, të cilët ishin në mbështetje të protestuesve.
Shoqërime me forcë pati edhe pas hedhjes së këpucës në drejtim të kreut të qeverisë Rama në ambientet e Spitalit të Traumës.
Duket se frika nga protesta ka nxitur qeverinë të urdhërojë arrestime në masë të banorëve, të cilët kanë premtuar se protesta do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet.
https://www.syri.net/politike/211986/policia-terror-ne-astir-gjate-nates-arrestohen-50-persona/