Flori Protoduari quhet dhe nuk është militant politik, por përkundrazi një punonjës i ulët në administratë. Familja e tij është keqtrajtuar mizorisht nga INUK dhe policia. Ja si ka dëshmuar dje në emisionin “Të paekspozuarit” një prej banorëve, Lutfi Kastrati që shpjegon përse Flori Protoduarit i ka ardhur shpirti në majë të hundës dhe tentoi të godasë kreun e qeverisë që i ka dhunuar fëmijët.
“Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta çuar çështjen në gjykatë”.