Banorët e zonës së “Astirit” kanë filuar për të 19 ditë protestën e tyre, në kundërshtim të prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”, pa u dëmshpërblyer në masë 100%.
Gjatë protestës së ditës së sotme ka pasur persona të dhunuar nga policia, po ashtu dhe efektivë policie të lënduar.
Ndërkohë bëhet e ditur se janë dhunuar dhe deputetët e opozitës, të cilët ishin të pranishëm mbrëmjen e sotme në krah të qytetarëve.
Deputetët Flamur Noka, Endrit Brahimllari, Floida Kërpaçi janë përplasur dhe shtyrë me dhunë nga forcat e policisë të pranishme në protestë.
Dhuna ndaj deputetëve të opozitës është ushtruar pas urdhrit të NënDrejtorit të policisë Xhovalin Loci.