Vullnetarizmi dhe detyrimi janë dy gjëra krejt të kundërta, ama një shkollë shqiptare i bashkon në të njëjtën fjali duke menduar se nuk e humbet logjikën.
Një shkollë 9-vjeçare në Tiranë ka përpiluar një shkresë ku njofton prindërit se duhet të dhurojnë vullnetarisht 1 mijë lekë të reja.
“Arsimi falas. Kjo shkresa që një shkollë 9-vjeçare në Tiranë u dërgon prindërve të nxënësve është një kryeveper. Fjalia më gjigande është: Bordi i shkollës ka vendosur që ju prindër të dhuroni në mënyrë vullnetare nga 1 mijë leke të reja”. Domethënë ne kemi vendosur që ti të dhurosh ??? Ma merr mendja se e ka përpiluar mësuesi i Gjuhë Letërsisë”, shkruan gazetari Klodian Tomorri.