Nga Çapajev Gjokutaj
“Gruaja e bën më të çmuar çdo gjë që ti i jep. Nëse i jep zarzavate, të bën gjellë. Nëse i jep shtëpi, krijon një familje. Nëse i jep spermë, bën një bebe. Nëse i buzëqesh, të jep zemrën. Shumëfish ta kthen çdo gjë. Ndaj, kur e qelb punën, bëhu gati të marrësh mbrapsht gjirizin fund e krye.”
Kështu thoshte Eric S. Gray.
Sa herë has autorë që flasin për superioritet të gruas ndaj burrit, nis dhe dyzoj: E bëjnë nga që kështu është e vërteta apo nga një shtytje civile: të mbështesin grupime me liri të kërcënuar?
Pastaj mes dilemave shfaqet nënqeshja e djallit: mos vallë këta lloj autorësh e idealizojnë gruan nga që u mungon, si puna e ujit në shkretëtirë.