Ndërkohë që prej ditësh banorët e Astirit, po protestojnë, pasi në kuadër të ndërtimit të projektit të “Unazës së Re”, banesat e tyre do të shemben, ditën e sotme punonjësit e bashkisë kanë vijuar punimet duke hequr shtyllat elektrike dhe tabelat.
Ndërkohë që gjatë punimeve të punonjësve të bashkisë banorët janë konfliktuar me ta, gjë që ka bërë që këto të fundit të ndërpresin punimet dhe të largohen.
“Një punonjës i Lali Erit, po heq ndriçimin dhe na ofendojnë, vjen dhe policia e shtetit dhe na bën presion natën. Jemi 14 ditë në protestë dhe jemi shumë paqësor. Se kam problem fare. Me mirë të shkoj në burg të ha dhe të rri pa stres atje.”- shprehet një protestues.
“Kanë hequr dritat që mos të bëjmë protestë. Kanë fikur dritat në formë hakmarrje. Ne presim përgjigje ato na japin kundër përgjigje. Kam 5 kontrata dritash. Të gjitha taksat i paguajmë. Siç vijnë na kërkojnë kontrata të vijë dhe të më lajmërojë mua. Nuk më kanë njoftuar fare. Thanë që kanë ardhur pa asnjë dokument. Presim përgjigje.”- shprehet një tjetër.