Banorët e zonës së ‘Astirit’ që preken nga projekti i ‘Unazës së Madhe’ kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme ku u kanë vënë flakën disa gomave dhe kanë hedhur shashka duke bllokuar rrugën.
Situata është e tensionuar ku banorët i kërkojnë urgjentisht qeverisë dhe Bashkisë Tiranë që të tërhiqen pasi ata nuk do të lejojnë që të prishen banesat e tyre. Pavarësisht se sot janë shoqëruar në polici disa persona kjo nuk i ka penguar banorët të dalin sërish në protestë.
Ata pak më parë kanë pasur një takim edhe me kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili tha se rezistenca e këtyre banorëve është e ligjshme.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2489153424646723/