Banorët e Unazës së Re nuk kanë ndër mend të ndalen. Duket mesazhi i dhënë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i ka ndezur edhe më shumë gjakrat. Qindra qytetarë kanë bllokuar sërish rrugën, ndërsa tani kërkojnë që të tërhiqet vendimi për prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.
Qytetarët e irrituar u kanë vënë zjarrin gomave në asfalt duke shkaktuar flakë e tym. Ata mbanin në duar pankarta: “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë!” dhe “Poshtë hajdutët!”.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...