Ishte vetëm 13 vjeç dhe ka vrarë veten me armën e gjahut të babait të tij. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një banesë në Laknas, Kamëz. Ja çfarë tregon policia në komunikatën e saj:
Informacion paraprak
Në lagjen “Laknas” në Kamëz, dyshohet që shtetasi i mitur E. D., 13 vjeç, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.