Kërkesave të përditshme të opozitës për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, kanë marrë përgjigje rrugaçi nga Vangjush Dako. Fjalët që ai ka përdorur janë të tilla si “legen”, “toç”, “peshk rezervati”, “tallagjare”, “Lul peshku” e plot të tjera. Partia e tij dhe propaganda po flasin për sulme ndaj Dakos, meqë është “hambar” votash dhe i mund të gjithë, sepse si pranon dhe vetë është “superman”.
Por, në lidhje me vjedhjen e votave para një viti, Partia Demokratike zotëron një tjetër përgjim, ku kësaj here urdhëri për blerje thuhet se jepet nga ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri. Ky përgjim pritet të bëhet i njohur shpejt, nëse rezistenca prokurorisë për arrestimin Dakos do të jetë këmbëngulëse. Me një “bombë” të dytë, dikush duhet të bëhet “mish për top”.