Kënga “Gabelica ime” është kënduar për herë të parë në vitin 1995 nga grupi Ilirët, ndërsa para pak ditësh është risjellë për publikun e kënduar nga Kastriot Grajqevci.
Por kjo këngë nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti rom të cilët kanë nisur edhe një peticion në rrjetet sociale që të ndalohet.
Ata ndihen të ofenduar nga termi “Gabelica” duke shpjeguar se ajo fjalë ofendon rëndë gratë rome. Pjesëtarë të komunitetit rom shprehen që duhet të largohen nga fjalori terma me konotacion fyes.