Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të, por plani është të ketë gjithsej 50 fëmijë. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.
Para se të bëhej poligam, Ivani jetoi për 11 vjet vetëm me Natalian, gruan e parë. Pastaj nisi të ketë dëshirën që të jetë kreu i një familjeje shumë të madhe, me më shumë gra e me sa më shumë fëmijë.
Natalia, e cila punon si infermiere, nuk e kishte pëlqyer idenë në fillim. Por duke parë që i shoqi këmbëngulte të kishte shumë fëmijë, nisi të ndryshojë mendje.