Dorëheqja e Fatmir Xhafajt si vetëvrasja e Mehmet Shehut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt si vetëvrasja e Mehmet Shehut

19:00 | 30/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Mentor Kikia

Dorëheqja e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj më ngjason me vetëvrasjen e Mehmet Shehut. E para, se ajo nuk ishte e vullnetshme. Pra, Xhafaj është detyruar të dorëhiqej, pavarësisht çfarë pohoi ai vetë. Dhe mbi të gjitha, mënyra se si u njoftua. Në fakt nuk u njoftua dorëheqja, të cilën duhej ta bënte vetë i zoti, por u njoftua pranimi i saj, nga kryeministri. Në pikë të mëngjesit të së shtunës, kryeministri shkruajti në twitter se “e pranoi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt”. Largimi i njeriut që ishte epiqendër e cikloneve politike për një vit të tërë, e për të cilin kryeministri i kishte bërë gjithçka për ta mbrojtur, u njoftua vetëm me dy rreshta tekst.

Unë kam qenë 11 vjeç, kur Mehmet Shehu “dha dorëheqjen”. Në orën 6 të mëngjesit, im atë ndizte radion, kur ikte në punë dhe atë ditë unë dëgjova folësin të thoshte: “Mbrëmë, si pasojë e një krize nervore, shoku Mehmet Shehu, vrau veten. Vazhdojmë me të tjera lajme”. Kryeministër për 30 vjet dhe bashkëndërtues i regjimit diktatorial, largimi i tij nga kjo botë u njoftua me një lajm vetëm 20 sekonda. Edi Rama donte që ikja e Xhafajt të përbënte sa më pak lajm, të linte sa më pak gjurmë. Një ditë përfekte për këtë strategji, e shtuna. Deri të hënën “çudia” do të kishte kaluar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pastaj në Lushnje ai u dha një porosi të rinjve që hynë në partinë e tij: “Tani ju s’mund të jeni më të lirë, për të bërë ç’të doni. Këtu ka rregulla. Për shembull; nuk mund të laheni lakuriq në lumë. As të gjuani me llastiqe xhamat e shtëpisë sonë. Kush gjuan me gurë, përjashtohet nga shtëpia!”

Këto fjalë, natyrisht nuk u drejtoheshin adoleshentëve të urtë lushnjarë, por një “mistreci” të thinjur, që sapo ishte nxjerrë me shkelma nga shtëpia në Tiranë.

Por, kë kishte gjuajtur me gurë Fatmir Xhafaj?

Kjo është pyetja që do patjetër një përgjigje. Dhe e presim përgjigjen së pari nga vetë zoti Xhafaj. Ai nuk mund të ikë sikur të kishte qenë një punëtor bashkie. As duke thënë se e bëra për moral, pasi morali e kërkonte ca më herët herët këtë punë. Ai e ka për detyrë të shpjegojë se çfarë ndodhi në atë “shtëpi”, që atë e nxorrën jashtë. Dhe duhet ta bëjë ai, përderisa ka marrë përsipër ta quajë dorëheqje. Kjo është përgjegjësi morale dhe politike bashkë. Ashtu siç e bëri Nikos Kotzias në Greqi. Kryeministri Tsipras e mbylli në sirtar letrën e tij prej 9 faqesh të dorëheqjes, por vetë ministri doli para popullit të tij dhe shpjegoi pse iku, çfarë ndodhi në mbledhjen e qeverisë, përse e akuzuan dhe cila ishte e vërterta, sipas tij.

Në kushtet kur askush nuk flet, por presin që vrasja e një derdimeni që do të çlironte Gjirokastrën nga shqiptarët, të zbehë interesin e publikut për këtë zhvillim, atëherë të gjithë kemi të drejtë të aludojmë për gjithçka.

Edhe pse me aludime nuk shkohet asnjëherë tek e vërteta. Ashtu siç nuk është shkuar ende tek e vërteta e (vetë)vrasjes së Mehmet Shehut, edhe pas 37 vjetësh. Megjithatë një gjë është e sigurtë; Rama dhe Xhafaj nuk janë përplasur mes tyre për punë krushqish, si Enveri me Mehmetin.

Etiketa: derdimendoreheqjeedi ramaenver hoxhaFatmir XhafajMehmet ShehuNikos Kotziasvetvrasje

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
PD: Edi Rama pritet me protesta edhe në Has

PD: Edi Rama pritet me protesta edhe në Has

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

16:39 | 03/04/2026
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com