Shqiptarët, pjesë të institucioneve kulturore në Maqedoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët, pjesë të institucioneve kulturore në Maqedoni

12:00 | 25/10/2018
në Gossip
0

Nga Ilir Kokdhima

A e dini se sa artistë Shqiptare janë pjesë e Orkestrës së Radio Televizionit të Maqedonisë, Filarmonisë së Maqedonisë, Orkestrës Frymore të Ushtrisë të Maqedonisë apo Teatrit të Operas dhe Baletit i përbërë nga rreth 500 artistë?

E pra nuk ka asnjë shqiptar që është pjesë e ketyre Institucioneve kulturore!!!

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Eshtë mjaft ironike dhe njekohesisht e trishtë që në këtë vend shqiptarët janë popull shtet-formues  dhe pikerisht Ministri i Kultures është Shqiptar.

Në vitet e kaluara shqiptarëve nuk u është lejuar e drejta të studiojnë për instrumente muzikore, por vetëm për teori muzikore duke gjetur kështu një mënyrë për t’i cunguar, për t’i larguar dhe gjithashtu për t’i ulur nga ana artistike, nga ajo e  trashëgimisë kulturore, apo anë të tjera. Pas trazirave dhe kërkëses së shqiptarëve të Maqedonisë për të pasur të drejtat e tyre legjitime, filluan dhe levizjet e para për të dalë nga kjo situatë vakuumi. Edhe me mungesë të kapacietit pedagogjik, ngritën Universitetin e Tetovës. Megjithëse kaluan më shumë se 23 vite, ky universitet vazhdon të mos i ketë të gjitha degët e muzikës sepse mungojnë edhe prurjet nga shkollat e mesme të muzikës (mjaft të pakta në numër). Mendoj që ky fakt ka një ndërlidhje me pranimin dhe qasjen e shqiptarëve pikërisht në këto Institucione Kulturore ku ata nuk janë aspak të mirëpritur!

Një prej sakrificave së fundmi nga artdashësit shqiptar është ajo e hapjes së paraleles së muzikës ne gjuhën Shqipe në qytetin e Kumanovës. Kjo lëvizje u prit me shumë entuziazëm në rrethin shoqëror e kulturor, por a mjafton vetëm kaq? Për shkak së këto shkolla kanë nevoja apo specifika të veçanta, nuk duhet të kënaqemi thjesht me hapjen, por edhe me pajsjen e saj me isntrumente muzikore, me literaturën përkatëse apo edhe me pedagogët e lëndëve.

A është Ambasada Shqiptare e interesuar dhe e gatshme për t’i mbështetur me të gjitha detyrimet që i takojne? Duke pasur eksperiencën personale dhe duke parë historikun e saj them që nuk e ka bërë aspak detyrën e saj si përfaqesuese e denjë e një populli të braktisur.

E gjithë kjo situatë ka një zgjidhje e cila ashtu si edhe në problematika të tjera tejkalohet përmes ligjit. Personalisht mendoj se duhet të hartohet një ligj ku institucionet kulturore në vend të kenë jo më pak se 27% të artistëve shqiptar mes tyre. Kjo menyrë do të nxisë hapjen e shkollave të reja te muzikës, prurje të shumta në Universitetin e Tetovës apo Shkupit dhe gjithashtu ngritjen e nivelit artistik mes shqiptareve të Maqedonisë.

Në mbështetje të kesaj kauze, në Kumanovë do të jetë mikpritësi i eventeve kulturore në dt 27 Prill ora 15:00. Në këtë datë do të mbahet Ekspozita “ Midis Shekujsh” nga Z. Ermal Sela dhe koncert nga Ansambli “Albanian Brass Quintet & Percussion”. Në këtë mbrëmje do të shfaqen instrumente shekullore të cilat përdoren ende në ritet apo ceremonitë e ndryshme, si dhe do të luhet muzikë shqiptare dhe e huaj në një menyre krejt të veçantë nga “Albanian Brass Quintet&Percussion”. Qershia mbi torte në këtë mbrëmje do të jetë tenori nga Kumanova, Z. Ismet Vejseli.

Ne këtë event do të na shoqërojnë edhe surpriza të tjera. Universiteti i Arteve të Tiranës në bashkëpunim me festivalin “Albanian Brass Festival”, do të japë një bursë master-class për një prej studenteve më të dalluar të Kumanovës. Ky student do të marrë mësime nga Pedagogët në Tiranë, do të jëtë pjesë e koncerteve gjatë festivalit dhe gjithashtu do të paJset me diplomën përkatëse e cila do të jetë një kredit më shumë në jetën e tij artistike. Emri i këtij artisti të ri do të shpallet ditën e eventit më dt 27 Tetor.

Ky event i rëndësishem, organizohet nga Profesori i muzikës në këtë qytet Z. Ramadan Osmani.

Etiketa: Ilir KokdhimaMaqedonimuzikeshqiptare

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Kërkesë që gjuha shqipe të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë

Kërkesë që gjuha shqipe të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com