Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Fierit. Pas një sherri, një 10 vjeçar ka gaditur me thikë të vëllain 13 vjecar duke e lënë të vdekur. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Baltëz ndërsa i mituri ka humbur jetën në spitalin e Fierit.
Nga dëshmia e familjarëve në polici, mësohet se dy vëllezërit e mitur ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shtepisë teksa ishin duke luajtur dhe në sherr e sipër 10-vjeçari K.V, ka marrë një thikë dhe ka goditur me të vëllain e tij Gj. V, duke i marrë edhe jetën tragjikisht